速報APP / 圖書與參考資源 / Rruga e muslimanit

Rruga e muslimanit

價格:免費

更新日期:2019-07-09

檔案大小:21M

目前版本:1.0

版本需求:Android 4.1 以上版本

官方網站:https://www.facebook.com/kliton.lila

Email:kliton.lila@gmail.com

聯絡地址:RRUGA Fan Noli 340 , Tirana , CAP 1001

Rruga e muslimanit(圖1)-速報App

Rruga e muslimanit

Tema e trajtuar në këtë libër është Akidja (besimi)

Islame e cila është baza mbi të cilën ngrihet Islami dhe

elementi më i rëndësishëm që ka të bëjë direkt me jetën e

njeriut në këtë botë dhe në Botën Tjetër. Për të qenë sa më

popullor dhe i kuptueshëm, libri është ndërtuar kryesisht

me pyetje-përgjigje, e meqënëse në Islam argumenti është

baza mbi të cilën ngrihet vepra, përgjigjet janë argumentur

Rruga e muslimanit(圖2)-速報App

me ajete Kur’anore dhe hadithe të sakta. Në këtë botim

janë shtuar edhe disa çështje të reja që janë marrë nga

libri i Ed-Deuserit “El-Exhuibe Mufide” që mendoj se janë

të dobishme për kohën që jetojmë.

Lus Allahun që ky libër të jetë sinqerisht për hatër të

Tij dhe të jetë i dobishëm për muslimanët.

Muhamed Xhemil Zejno

Shënim: Ky material është përpiluar duke u bazuar në librin “Akidja

Rruga e muslimanit(圖3)-速報App

Islame” i autorit Muhamed Xhemil Zejno i botuar më parë në gjuhën

shqipe. Gjatë ripërgatitjes së librit u pa e arsyeshme të mënjanohen disa

çështje dhe të shtohen disa të tjera në mënyrë që ky material të jetë sa më i

dobishëm dhe i vlefshëm për lexuesin tonë (sh.r.).

Bazat e Islamit

Xhibraili alejhi selam iu drejtua Muhamedit alejhi selam

me pyetjen: “Ç’është Islami?” Pejgamberi alejhi selam iu

përgjigj: “Islam është, ‘Të dëshmosh se s’ka të adhuruar

Rruga e muslimanit(圖4)-速報App

tjetër me të drejtë veç Allahut (la ilahe il Allah) dhe se

Muhamedi është i Dërguari i Allahut (Muhamedun resulullah); të falësh namazin (duke e kryer atë në mënyrë të

plotë); të japësh zekatin (që është dhënia e një pjese të

caktuar të pasurisë); të agjërosh muajin e Ramazanit (që

është lënia e të ngrënit, të pirit, marrëdhënive seksuale

dhe e të gjitha veprimeve që e prishin agjërimin, nga

agimi deri në perëndim e diellit); të kryesh haxhin nëse

ke mundësi’.” (Transmeton Muslimi)

Rruga e muslimanit(圖5)-速報App

Bazat i Imanit

Xhibrili alejhi selam iu drejtua për së dyti Muhamedit

alejhi selam duke e pyetur: “Ç’është Imani?” Pejgamberi

alejhi selam iu përgjigj: “Iman është, ‘Të besosh Allahun

(të besosh se Allahu ekziston, se Ai është Krijuesi dhe Zoti

i çdo krijese, të besosh në të gjitha Cilësitë dhe Emrat e

Tij të cilat Ai i ka shpallur për Veten e Tij dhe në ato që

Muhamedi alejhi selam ia ka përshkruar Atij, të besosh se

Rruga e muslimanit(圖6)-速報App

vetëm Ai meriton të adhurohet dhe se vetëm prej Tij vjen

ndihma dhe shpëtimi); të besosh melekët e Tij (melekët

janë krijesa prej drite që janë nënshtuar urdhërave të Allahut); të besosh Librat e Tij (Teuratin, Inxhilin, Zeburin

dhe Kur’anin); të besosh Pejgamberët e Tij ,i pari prej

tyre ka qenë Nuhu dhe i fundit Muhamedi alejhi selam);

të besosh Ditën e Gjykimit (të besosh në Ditën e dhënies

së llogarisë, Ditën në të cilën do të llogariten veprat e

njerëzve); të besosh në Kaderin e Allahut, të mirën dhe

Rruga e muslimanit(圖7)-速報App

të keqen (d.m.th. të jesh i kënaqur me atë që ka caktuar

Allahu)’.” (Transmeton Muslimi)

Privacy

https://kurani-shqip.flycricket.io/privacy.html

Mail kliton.lila@gmail.com

Facebook https://www.facebook.com/kliton.lila

Rruga e muslimanit(圖8)-速報App